“5Pyetjet.al” publikon pamjet e anëtarit të MEK-ut që vdiq brenda kampit në Manzë. Viktima është 65-vjeç. Anëtarët e MEK-ut pretendojnë se iraniani u godit në kokë dhe më pas me gaz lotsjellës që i shkaktoi vdekjen.
“Deri tani, ka një person të vdekur”, tha një nga mjekët e spitalit brenda kampit të Manzës. Një mjek tjetër shpjegoi se kjo ka ndodhur për shkak të përdorimit të sprajit me piper: “E hodhën te njerëzit pasi kërkuan t’ia merrnin kompjuterët me forcë”.
Ministria e Brendshme mohoi se ka viktima apo të plagosur, por i vdekur është brenda kampit. Ky është fakti. Kur vdiq dhe çfarë e shkaktoi vdekjen pritet fjala e mjekësisë ligjore dhe hetimeve.