-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Policia vrau muxhahedinin brenda kampit në Manzë

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se dhuna e policisë solli vdekjen e një anëtari të kampit të MEK-ut në Manzë. Ish-presidenti dënoi dhunën e policisë së shtetit.

“Ngjarja tepër e rëndë sot në Kampin ASHRAF të Muxhahedinëve në Manzë është dëshmi e qartë e mugesës së plotë të trasparencës dhe profesionalizmit të veprimeve të strukturave shtetërore.

Dhuna e hapur me pasojë humbjen e jetës së një personi dhe plagosjes së dhjetëra të tjerëve është tërësisht e papranueshme dhe provë e përdorimit joproporcional të forcës ndaj një komuniteti, që është mirëpritur në Shqipëri.

Kjo sjellje e dhunshme në vazhdimësi e Policisë së Shtetit kërkon veçanërisht në këtë rast evidentimin e të gjithë përgjegjësve të dhunes, si dhe verifikimin me përgjegjësi maksimale ligjore të të gjithë veprimeve të ndërmarra nga strukturat e shtetit, si një detyrim i pakapërcyeshëm për këtë ngjarje, që ka tronditur opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit