14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në MEK, VOA: Nuk ka njoftim zyrtar për qëllimin e kontrollit

Kryesoret

Në Shqipëri forca të shumta të policisë u përlasën sot me anëtarët e organizatës Muxhahedinët e popullit Iranian, (MEK) të cilët konsiderohen si opozita e rregjimit politik në Iran. Prej shumë vitesh, falë një marrëveshjeje me Qeverinë shqiptare, ata jetojnë në Kampin Ashraf 3, të ndërtuar prej tyre në një sipërfaqe të madhe në zonën e Manzës pranë Durrësit.

Tensionet pasuan ndërhyrjen e policisë në brendësi të kampit Ashraf 3, për të ushtruar kontrolle në zbatim të një urdhëri të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Anëtarët e organizatës akuzuan policinë për ushtrim dhune duke njoftuar për të paktën një të vdekur dhe dhjetra të plagosur. Policia mohoi që gjatë operacionit të saj të ketë patur të lënduar, duke saktësuar se kanë nisur verifikimet për rastin e personit të vdekur.

Momente të gjata tensioni pati sot pak para mesditës në kampin Ashraf 3 ku strehohen anëtarët e organizatës Muxhahedinët e popullit Iranian, pasi qindra forca të policisë, kishin hyrë më herët brenda kampit për të ushtruar kontroll, mbi bazën e një urdhëri të Prokurorisë së Posaçme. Kontrolli, sipas një njoftimi të policisë synonte verifikime të të gjitha mjediseve dhe zyrave.

Nuk ka asnjë njoftim zyrtar mbi qëllimin e këtij kontrolli, por mësohet se ai është urdhëruar pas dyshimeve për përgatitjen e sulmeve kibernetike ndaj vendeve të treta. Ministria e Brendshme shpjegoi më pas se “vendimi i Gjykatës është pasojë e veprimeve që bien haptazi ndesh me marrëveshjen dhe angazhimet e marra nga grupimi i muxhahedinëve, prej vitit 2014 kur u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare. Fatkeqësisht ky grupim nuk iu është përmbajtur këtyre angazhimeve duke thyer marrëveshjen”./ VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit