-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori gjerman: I kam thënë Kurtit se “është vetëm”

Kryesoret

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, i pyetur se në cilën pikë janë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë, ai tha se ato tani nuk janë në ngritje.

“Shpresojmë që Qeveria e Kosovës i dëgjon miqtë e mirë dhe nuk po flas vetëm për vendet tona që ne përfaqësojmë këtu. Liderët tanë kanë shkruar shkresa duke i kërkuar Kosovës të na dëgjojë e nuk është mirë të ecët vetëm”, tha Rohde në intervistë për televizionin publik.

Rohde rikujtoi se nga viti 1999, kanë qenë përkrah Kosovës. “Gjermania i ka dhënë një shtytje edhe për votën në Këshillin e Evropës prandaj edhe kjo është pjesë e këtyre përpjekjeve”, tha ai.

Ambasadori i Gjermanisë pyeti se si mundet Kosova të ketë progres edhe me vendet mos njohëse kur ka ftohje të raporteve me vendet e tjera.

“Kjo nuk është rruga që duhet ndjekur dhe duhet të përafrohemi sërish. Shpresoj se Kosova do të na dëgjojë”, tha ai, duke shtuar se nuk ka të bëjë vetëm me atë që thotë Franca e Gjermania, por BE-ja me 27 vendet anëtare të saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit