Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Kënetës në Durrës ku ka mbetur viktimë një 21-vjeçare.
Erisa Aliaj po kalonte rrugën kur një makinë me shpejtësi e ka përplasur duke e hedhur në anën tjetër të trotuarit.
Ajo është dërguar në Spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë ku ë pas ka ndërruar jetë.
Të afërmit e saj kanë njoftuar lajmin e hidhur në rrjetet sociale.
“Ju njoftojmë për ndarjen e parakohshme të njeriut tonë të shtrenjtë, Erisa Bislim Aliaj. Varrimi bëhet më datë 22/06/2023, ora 13:00, në fshatin Zogaj, Tropojë. Të qoftë dheu i lehtë e mira jonë, Erisa – lulja më e bukur e parajsës”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:45, në lagjen nr.17/1, Durrës, shtetasi I. U., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen E. A., 22 vjeçe, (këmbësore) e cila është dërguar në spitalin rajonal Durrës dhe ndodhej nën kujdesin e mjekëve, shtetasia E. A, për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën ditën e sotme, në spital.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës, menjëher pas aksidentit bënë arrestimin e shtetasit I. U., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.