Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kana’ani reagoi pas incidenteve dje në kampin e MEK-ut në Manzë të Durrësit.
Ai u shpreh se Shqipëria duhet t’i marrë seriozisht kërcënimet e MEK-ut, që e cilëson organizatë terroriste, pasi janë opozitarët e regjimit të Teheranit.
“Elementet e grupit terrorist anti-Iran Mojahedin-e Khalq (MKO i njohur gjithashtu si MEK, NCRI ose PMOI) do të përbëjnë gjithmonë një kërcënim për sigurinë e nikoqirit të tyre për shkak të natyrës së tyre terroriste.
Shpresojmë që qeveria shqiptare të kompensojë gabimin e saj në pritjen e këtyre “terroristëve”, shkroi Kana’ani në Twitter.