-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lënia në burg e Belerit, Dendias: Mund të krijojë probleme për rrugën e Shqipërisë drejt BE

Kryesoret

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka folur sërish për lënien në burg të kryebashkiakut e Himarës, Fredi Belerin.

Ai e ka cilësuar këtë një ngjarje të pakëndshme dhe paralajmëroi se nuk do të injorohet nga Greqia.

“Çështja Beleri nuk do të fshihet nën tavolinë. Shpresoj që marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë të përmirësohen, por kjo është një pengesë shumë e madhe.

Ata e kanë gabim nëse mendojnë se diçka e tillë lehtë mund të vihet nën tavolinë, të injorohet ose të harrohet”, është shprehur Dendias në një intervistë televizive për mediat greke.

“Është diçka jashtëzakonisht e pakëndshme. Do të krijojë tensione në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe kam frikë të them se do të krijojë edhe probleme në rrugën e Shqipërisë drejt Europës, diçka që Greqia po e mbështet dhe po e ndihmon.

Arrestimi i një kryetari të zgjedhur, në një shtet ligjor evropian, nuk është diçka e pranueshme. E pamë dosjen e tij, e analizuam dhe provat që figurojnë të përfshira nuk justifikojnë ndalimin e përkohshëm të një kryetari të zgjedhur”, ka shtuar më tej.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit