-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

MOTI SOT: I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, temperaturat kapin majat

Kryesoret

I nxehti afrikan që ka përfshirë Mesdheun do të diktojë kushtet e motit edhe në vendin tonë. Për pasojë, moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë kalime vranësirash të lehta ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtirjes Lindore.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C. Era do fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Parashikohet që valët e të nxehtit Afrikan që kanë përfshirë Mesdheun të ndikojnë edhe në republikën e Kosovës ndonëse në periferi të saj. Për pasojë; moti do të jete i kthjellët gjatë gjithë paradites por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë Kosovën, më të dukshme në zonat veriore dhe veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit