Dy operacione janë zhvilluar gjatë natës në Gjirokastër dhe në Vlorë duke goditur trafikun e emigrantëve që vinin nga Greqia dhe përmes Shqipërisë po tentonin që të kalonin në vendet e tjera në Ballkan me destinacion final vendet e BE-së.
Në Vlorë u arrestuan Gledi Abazaj dhe Eraldo Pushaj. Dy të rinjtë po transportonin me 2 automjete kundrejt pagesës, 9 emigrantë nga vendet e treta. Ndalimi u bë në aksin rrugor Vlorë-Qeparo. Në Gjirokastër u ndaluan 2 persona të tjerë me 15 emigrantë që po trafikonin.