-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosën 15 policë! Merren nën hetim 6 drejtues të MEK-ut në Durrës

Kryesoret

Gjashtë drejtues të MEK-ut në kampin e Manzës në Durrës janë marrë nën hetim për dhunën e ushtruar dje ndaj forcave të policisë pasi kundërshtuan kontrollet e policisë, e cila sekuestroi disa pajisje që dyshohet se përdoreshin për sulme kibernetike. Si pasojë e kundërshtimeve të dhunshme dhe të vazhdueshme, në njoftimin theksohet se janë dëmtuar 15 punonjës policie dhe automjete të Policisë së Shtetit.

“Manzë, Durrës-Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe dëmtuan automjetet e Policisë, me qëllim pengimin e ekzekutimit të vendimit të GJKKO-së për të ushtruar kontrolle në vendqëndrimin e organizatës MEK, procedohen penalisht 6 shtetas, drejtues të organizatës MEK.

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale konform ligjit, shërbimet e Policisë janë ndeshur me kundërshtimin e dhunshëm dhe të vazhdueshëm të shtetasve që strehoheshin në rezidencë, të cilët tentuan të pengonin shërbimet e Policisë për të vijuar kontrollet dhe për të sekuestruar provat materiale, objekt i vendimit të GJKKO-së.

Një ditë pas trazirave, çfarë po ndodh tek “MEK”? Prokuroria vihet në lëvizje

Si pasojë e kundërshtimeve të dhunshme dhe të vazhdueshme, janë dëmtuar 15 punonjës policie dhe automjete të Policisë së Shtetit. Pavarësisht dhunës së ushtruar ndaj tyre, punonjësit e Policisë janë vetëpërmbajtur deri në ekstrem, duke mos iu përgjigjur proporcionalisht dhunës që po ushtrohej ndaj tyre.

Në kuadër të veprimeve hetimore të kryera për këtë qëllim, si dhe pas konsultimit me prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” , “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, për 6 shtetas iranianë, rezidentë në vendqëndrimin e organizatës MEK, konkretisht: H.N., 73 vjeç; M.B., 72 vjeç; A.A., 72 vjeç; B.S., 63 vjeç; A.A., 61 vjeç dhe D.F., 70 vjeç” deklaron policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit