Autoritetet britanike kanë dënuar me 8 muaj burg një 25-vjeçar shqiptar pasi është kapur duke punuar në një fermë kanabisi.
25-vjeçari i dënuar është Klajdi Kerkapi i cili është arrestuar më 17 maj të këtij viti në Durham.
Gjatë seancës gjyqësore i riu shqiptar është shprehur se ishte ‘i detyruar’ të punonte në këtë sektor të jashtëligjshëm pasi kishte borxhe për të shlyer.
“Isha i detyruar, kisha borxhe për të shlyer”, është shprehur Kerkapi, sipas mediave britanike.
Gjatë aksionit policor, në ambient u gjetën 208 bimë dhe 210 euro, ndërsa sipas