Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj e pranoi sot se legjitimiteti i Këshillit Kombëtar që pak ditë më parë u mblodh dhe i hapi rrugën procesit të zgjedhjeve të 29 Korrikut është i cunguar. “Unë e pranoj që ka probleme me legjitimitetin e cunguar të këshillit kombëtar, të Kryesisë apo grupit parlamentar. E udhës është që t’i jepet e drejta anëtarësisë” tha ai.
Por cili duhet të besohet për numrat e këshillit kombëtar? “Ju duhet të besoni dokumentet, faktet, syrin e kamerave. Një pjesë e anëtarëve të këshillit kombëtar kanë zgjedhur të jenë në një strofull tjetër të majtë, LSI-ja.
Numri i atyre që i qëndruan PD-së edhe në ditët më të vështira është 329. Nuk jemi aq keq me matematikën. Pjesëtojeni për dy dhe janë shumica. Unë jam n/kryetari i partisë dhe nuk ia toleroj vetes të futem në debate me anëtarët e partisë” tha ai.
Alibeaj flet për kreun e ri të PD: Do shkojmë në një proces ku nuk manipulohen votat!