-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj flet për kreun e ri të PD: Do shkojmë në një proces ku nuk manipulohen votat!

Kryesoret

Enkelejd Alibeaj ka dalë në një deklaratë për gazetarët jashtë sallës së seancës plenare ku foli për situatën në Partinë Demokratike dhe zgjedhjet brenda saj për kreun e ri.

Sipas Alibeajt, do të shkohet në një proces ku nuk do të manipulohen votat dhe se Partia Demokratike është një forcë politike, e cila nuk varet nga shijet, apo perceptimi e humori i kryetarit.

“Do të shkojmë në një proces ku të mos manipulohen votat. Jam shumë serioz në të gjitha ngarkesat apo detyrat që marr në Partinë Demokratike, mund të them që interesi ishte që PD të dilte gjallë dhe sot sfida është që PD të korrigjojë të gjitha gabimet e bëra.

PD e suksesshme nuk do duhet dhe nuk do jetë një [parti që varet nga shijet, apo humori i një individi. Nuk do të jetë një parti që do të varet se cila do të jetë shija, apo perceptimi që ka për Hanin apo Bashën.

PD është një organizatë që nuk varet se kush është në krye të saj. Është detyrimi ynë tua japim atyre demokratëve që luftuan për ta mbajtur gjallë Partinë Demokratike.

Sipas traditës, sipas logjikës, grupi parlamentar është pjesa më e përzgjedhur e partisë dhe nuk ka asnjë lloj të drejte për të ndërhyrë të procesi organizativ i partisë.

Deputetët kanë të drejtën e tyre të bëjnë zgjedhjet e tyre. Në një Parti Demokratike me “d” të madhe kështu duhet të ndodhë. Nuk është çështje numrash, por çështje vlerash. Nuk ka qenë aspak një proces që i shërbente Lulzim Bashës.”, u shpreh ndër të tjera në prononcimin e tij për gazetarët Enkelejd Alibeaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit