Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla i kërkoi sot homologut të PD-së, Gazment Bardhi që të ulen javën tjetër dhe për 4 seancat e Kuvendit që kanë mbetur deri në fund të mbylljes së sesionit të zgjidhet emri i ri, që do të jetë pasuesi i Erinda Ballancës. Opozita nuk i ka emrat. Balla tha se PD ka të drejtën për të propozuar, por jo për ta emëruar.
“Tani kemi përpara 15 kandidatë që plotësojnë kriteret ligjore. Brenda asaj liste kemi mundësi të gjejmë njërin prej tyre që të jetë avokati i popullit. Për katër seancat që kanë mbetur i kemi të gjitha mundësitë për të zgjedhur avokatin e popullit. Por që nuk mund të jetë avokati i PD-së. Një figurë e spikatur e PD-së brenda viteve të fundit.
I propozoj Gazment Bardhit, që të ulemi gjatë javës së ardhshme, bashkë me drejtuesit e komisionit të ligjeve, me zonjën Bushka, Çupi, që të bëjmë një verifikim të kandidaturave që kemi përballë, përpara nesh dhe të fillojmë të shkojmë drejt një grupi 3-4 kandidatura, që marrin më shumë konsensus dhe secili prej nesh të kërkojë mbështetjen në grupet parlamentare për të shkuar te zgjedhja” tha ai.