-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E goditi makineria duke punuar në fasoneri, ky është 34-vjeçari që vdiq në Thumanë

Kryesoret

Taulant Dika, ka humbur jetën tragjikisht një ditë më parë në Thumanë pasi e ka zënë tranxha (një makineri që përdoret për prerjen e shollëve të këpucëve) teksa po punonte në fasoneri. Report Tv ka siguruar foto të viktimës, vetëm 34-vjeç!

Sipas informacioneve të marra në vendin e ngjarjes, aksidenti i cili ka ndodhur në fasonerinë në pronësi të Alfred Kaleshës është i paqartë, pasi tranxha është një makineri që peshon dy tonë dhe nuk ka asnjë mundësi të godasë personin që e përdor.

Dyshimet janë se punëtori mund të jetë goditur gjatë transportit të tranxhës. Por ajo që shton edhe më shumë dyshimet për ngjarjen, është përpjekja e pronarëve të fasonerisë për ta mbajtur të fshehtë.

Për aksidentin në punë nuk është njoftuar as qendra shëndetësore Fushë- Krujë dhe as spitali i Krujës dhe nuk dihet se nga kush i është dhënë ndihma e pare viktimës. Sipas burimeve fasoneria ka vetëm pak kohë që është hapur në zonën e Thumanës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit