-sidi education-spot_img
26.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Foto/ Misteri i zhdukjes së 34-vjeçarit, hetimet fokusohen te automjeti luksoz i dyshuar

Kryesoret

Autoritetet po vijojnë hetimet për rastin e zhdukjes së Eglant Koçit, 34 vjeç, i cili nuk ka pasur kontakt me familjen që prej 4 qershorit dhe dyshohet se mund të jetë vrarë.

Sipas të dhënave hetimore, kamerat e sigurisë e kanë fiksuar të riun duke hyrë në një godinë në zonën e “Zhan D’Ark”, por nuk ka pamje që ai të jetë larguar më pas. Në vendin e dyshuar për ngjarjen janë gjetur gjurmë që po analizohen nga ekspertët.

Hetuesit po verifikojnë edhe lëvizjet e një automjeti luksoz, i cili dyshohet se është përdorur pas ngjarjes, ndërsa dyshohet se janë ndërmarrë veprime për të penguar fiksimin e provave nga kamerat e sigurisë.

Në vijim të hetimeve, policia po kryen kontrolle në disa zona përreth Tiranës dhe Elbasanit për gjetjen e trupit të mundshëm të 34-vjeçarit.

Rasti mbetet nën hetim dhe ende nuk ka një njoftim zyrtar përfundimtar nga autoritetet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit