18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eksperti gjerman: Serbia po bën luftë hibride ndaj Kosovës

Kryesoret

Në intervistë në Deutsche Wellen, Konrad Clewing ekspert për çështjet e Ballkanit shpjegon se përse është shqetësuese situata aktuale në kufirin Kosovë-Serbi dhe çfarë mund të bëhet për shtensionimin e saj. Thotë se Vuçiç tani po e ripërdor Kosovën për të zbutur ose për të anashkaluar protestat e brendshme kundër tij. Sipas Clewing, perëndimi duhet të dërgojë sinjale të qarta politike në rajon. Ndryshe nga sa thonë amerikanët javët e fundit, Kosova nuk duhet të dobësohet në perspektivën e saj euroatlantike, por të forcohet.

Ka shumë tregues që më bëjnë të dyshoj: Refuzimi që i bëri Vuçiqi nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe synimi i Serbisë për t’i dhënë formë autonomie Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Veç kësaj, prej më shumë se një viti qeveria serbe dhe mediat serbe që ajo kontrollon e kanë ashpërsuar thelbësisht retorikën e tyre.

Nuk flitet më për të drejtat e serbëve, por për gjoja “terror” sistematik që po ushtrohet ndaj serbëve nga ana e autoriteteve të Kosovës. Edhe Kosova vetë po delegjitimohet sistematikisht: Qeveria e Beogradit dhe mediat e saj tani përdorin vazhdimisht termin “të ashtuquajturat” autoritete të Kosovës dhe Kosova rishkruhet në citime si “Kosova dhe Metohija” ose  “KiM”.

Këto janë terma tërësisht revizioniste dhe luftënxitëse. Dhe nga shkurti e këtej, pra, që kur u nënshkrua marrëveshja, kjo gjuhë sa ka ardhur e duke u përkeqësuar. Serbia përpiqet t’i anatemizojë në media  përfaqësuesit e Kosovës në dialog, kështu që një konsumatori të mediave serbe mund t’i lindë pyetja se si mund të pretendosh të biesh dakord e të ulesh në biseda me kosovarët. Ekziston vetëm një arsye pse ky revizionizëm nuk ka shans të kthehet në luftë: Kjo është prania e KFOR-it. Por fakt është që Beogradi aktualisht po bën një luftë hibride” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit