Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është takuar me Papa Françeskun në Vatikan gjatë vizitës së tij zyrtare. Kurti takoi edhe Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parol.
Më pas kryeministri i Kosovës u nis drejt Brukselit për të diskutuar rrugët e tejkalimit të krizës në veri të Kosovës, me ftesë të shefit të politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell.