-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

MOTI SOT: Në Shqipëri “troket” Ferri, temperatura ekstreme, sidomos mesdita!

Kryesoret

Vijon ndikimi i valëve të nxehtit afrikan në Shqipëri duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë prezent në të gjithë territorin e vendit.

Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri vonë pasdite ku priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë zonën malore Lindore si edhe pjesërisht në zonat e ulëta duke lënë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët.

Edhe gjatë natës moti mbetet i kthjellët dhe i nxehtë.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37°C.

Era do të fryjë e lehtë shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzim 1 ballë.

Republika e Kosovës

Orët e paradites, në republikën e Kosovës do të jenë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin.

Por parashikohet që pas mesdite në Kosovë të ketë kalim të vranësirave nëpër të gjithë Kosovën, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje.

Po ashtu temperaturat e ajrit do të jenë të larta në të gjithë republikën e Kosovës deri në 31 gradë C.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit