Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se po zhvillohen luftime të ashpra përgjatë vijave të frontit, por se forcat e tij po përparonin në jug të Ukrainës dhe po mbanin pozicionet mbrojtëse në pjesën lindore të vendit
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Rafael Grossi tha se situata e sigurisë në termocentralin bërthamor Zaporizhia është “jashtëzakonisht e brishtë” pas shkatërrimit të digës aty pranë qytetit Kakhovka dhe u bëri thirrje të gjitha palëve në konflikt të veprojnë për t’iu përmbajtur parimeve për të parandaluar një aksident bërthamor.
Zyrtarët rusë thanë të enjten se sulmet nga forcat ukrainase gjatë natës dëmtuan një urë që lidh gadishullin e Krimesë me rajonin Kherson të Ukrainës jugore.
Rusia e ka pushtuar Krimenë që nga aneksimi i saj në vitin 2014, një veprim i refuzuar nga shumica e komunitetit ndërkombëtar.
Ura ndodhet në një rrugë të përdorur nga forcat ruse për të lëvizur midis Krimesë dhe pjesëve të tjera të Ukrainës nën kontrollin rus.
Sanksionet e BE-së
Bashkimi Evropian vendosi të mërkurën sanksione të reja kundër Rusisë për luftën e saj kundër Ukrainës, duke vënë në shënjestër vendet ku bizneset kanë përdorur boshllëqet e krijuara në sanksionet e mëparshme për të vazhduar tregtinë me Rusinë, duke mbështetur efektivisht pushtimin 16-mujor të Presidentit Vladimir Putin./VOA
Artikulli i plotë këtu.