Dy persona janë arrestuar në Berat pasi u futën me makinë tip “Benz” në oborrin e një shkolle publike gjatë pasdites si dhe kundërshtuan me dhunë, punonjësit e Policisë që ndërhynë për t’i larguar sepse kishin hyrë të paautorizuar.
Për këtë shkak, u bë arrestimi në flagrancë i K. K., 39 vjeç dhe E. K., 36 vjeç, të dy banues në Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.