-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Serbia të lirojë policët, situata në veri të Kosovës, alarmante!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se i ka dërguar një letër Presidentit francez Macron, kancelarit gjerman Scholz dhe Presidentit të KE-së që t’i japin një shtysë të re procesit, me mbështetjen e SHBA për finalizimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Por si fillim, Rama kërkoi që të lirohen tre policët që Serbia arrestoi.

Së pari ata tre burra duhet të kthehen në shtëpi sepse nuk kanë bërë asnjë krim. Pardje i kam nisur një letër të dytë pas asaj të draftit të Asociacionit, Macronit dhe Scholz dhe presidentit të KE-së për shtyse e re, konkrete, nga Franca e Gjermania, me mbështetjen e SHBA, për finalizimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë që është sot një domosdoshmëri po aq alarmante sa situata në degradim të vazhdueshëm në Veriun e Kosovës. Po rrezikohet një përplasje fatale e armatosur mes grupeve që operojnë në veriun e Kosovës dhe forcave të sigurisë që do të ishte një katastrofë në mes të së cilës do të përfshihej pastaj, KFOR-i. Përplasja do të rezultonte fatale edhe për gjithçka është bërë në këto vite” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit