Një ditë pas takimit të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, me bartësit e dialogut nga Kosova dhe Serbia, diplomatët në Bruksel shpresojnë që këto takime të arrijnë uljen e tensioneve dhe që palët të kthehen në procesin e normalizimit të raporteve.
Disa diplomatë nga vende të ndryshme anëtare të Bashkimit Evropian, me të cilët ka kontaktuar Radio Evropa e Lirë, u shprehën se mbështesin kërkesat që Borrell u ka parashtruar të enjten kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Takimi i 22 qershorit në Bruksel ishte takim urgjent për menaxhimin e krizave, pas rritjes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Kërkesat që Borrell u ka parashtruar liderëve kanë të bëjnë me tërheqjen e menjëhershme të njësive speciale të Policisë së Kosovës nga ndërtesat e komunave në veri, paralelisht me tërheqjen e protestuesve serbë. Kërkesa tjetër ka të bëjë me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës dhe pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve në to.
“Nëse këto hapa bëhen, atëherë do të arrihet ulja e tensioneve dhe të krijohet një atmosferë në të cilën gradualisht do të adresohen çështjet tjera nga dialogu, e këtu gjithsesi është edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por edhe zbatimi i të gjitha pikave të marrëveshjes”, tha një diplomat evropian…(lexo ketu lajmin e plote).