Një grua është zhdukur dhe katër të plagosur janë ende në gjendje kritike pas shpërthimit të së mërkurës në Paris.
Shpërthimi shkaktoi shembjen e një pjese të një ndërtese dhe disa të plagosur.
Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar nëpër rrënoja për një profesor në shkollën amerikane “Paris American Academy”, e cila është e specializuar në modë dhe dekorim, sipas Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP).
Ekipet e shpëtimit po largojnë me kujdes mbeturinat, pasi ekziston rreziku i shembjes së objektit ngjitur.
Që nga mëngjesi i së premtes, zona mbeti e rrethuar. Zyrtarisht autoritetet franceze deklarojnë se shkaku i shpërthimit është ende nën hetim, por raportohet se ka shumë “erë të fortë gazi”.