-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Berisha nxjerr “provat” e reja: Ja si u manipuluan zgjedhjet! Gati për protestë

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme, në konferencën e përjavshme me gazetarët ka publikuar sipas tij, fakte të reja për manipulimin e zgjedhjeve të 14 Majit në Elbasan. “S’ka pasur votim, ishte i kontrolluar nga qeveria” tha ai. Në pamjet që denoncoi sesi sipas tij zyrtarë të administratës të rreshtuar me qeverinë kanë diktuar votën dhe votuar për qytetarët.

“E them përsëri, që përsëritja e të njëjtës temë nuk është ndonjëherë atraksion për mediat, por kur është një gjë themelore, shmangia e saj përbën një gabim të pafalshëm.

Pikërisht kjo më detyron mua të paraqes për të shumtën herë tek ju, fakte dokumente të cilët demaskojnë dhe rrëzojnë në mënyrë përfundimtare, zgjedhjet e 14 majit si procesi më i shëmtuar, më i pabarabartë, si procesi në të cilin u ushtruan të gjitha format e presionit mbi zgjedhësit shqiptarë, si procesi në të cilin ditën e zgjedhjeve në qendrën e votimit me kaosin e qëllimshëm të krijuar, me pushtimin e tyre nga një lukuni e tërë punonjës administrate që u sollën si polici elektorale, politike, proces zgjedhor nuk ka pasur.

Ne po finalizojmë raportin në të cilin faktojmë të gjitha aspektet e rënda të dhunimit të këtyre zgjedhjeve. Ndaj dhe këtë bisedë me ju do ta filloj me këtë çështje” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit