-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Elvana nuk del në intervista, por Ramës nuk i thotë “JO”. Edhe pse ai e mërziti…

Kryesoret

Elvana Gjata, e cila nuk preferon të dalë shpesh në intervista, ka qenë e ftuara e radhës në podcastin e kryeministrit Rama. Këngëtarja ndau detaje nga jeta e saj, që nga fillimet e karrierës në moshë të vogël e deri te mbështetja e familjes.

Motra e saj, e cila është soprano, ka qenë një nga mbështetëset e saj më të mëdha. Sakaq, nuk kanë munguar as batutat mes kryeministrit dhe Elvanës, i cili tha se muzia që ajo bën është ‘au iu’.

Pjesë nga biseda: 

Rama: Me motrën si i ke marrëdhëniet, se motra është në muzikën serioze.

Elvana: Pse kjo që bëj unë nuk është serioze.

Rama: Kjo është pak…

Elvana: Pak tralala

Çfarë ha që je kaq në superformë? Elvana i tregon “recetën” Ramës

Rama: Pak au iu po…

Elvana: Sapo u mërzita (qesh)…motra ka ndikuar shumë. Ka thënë në familje Ela ka shumë zë të bukur, më pas ka punuar me zërin tim. Ajo ka qenë e para që më ka ushqyer me muzikën.

Më tej Elvana tregoi se familja e saj nuk ka qenë dakord që të merrej me muzikë, pasi dëshironin një profesion tjetër për të.

Elvana: Kam lindur në Tiranë, babai im ishte ushtarak, mamaja infermiere. Kam një motër soprano që punon e jeton në Gjermani.

Mami e babi në fillim nuk kanë dashur që të këndoj sepse ishte një vajzë e madhe që ishte këngëtare dhe më shihnin në një profesion tjetër për një të ardhme më të sigurtë.

Mami nuk ka dashur në fillimet e mia, e kam nisur pa lejen e prindërve. Natë e festivalit i kam thënë mamit e babit ejani më shikoni. Kisha ndihmën e xhaxhait. Motra ime më ka mbështetur gjithmonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit