-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I cilësoi të paligjshme arrestimet e serbëve në veri, Gërvalla i kundërpërgjigjet Borrell

Kryesoret

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla i është kundërpërgjigjur shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell për komentin e tij për serbët e arrestuar në veri. Ajo shpjegon se ndryshe nga rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës të cilët po mbahen peng, arrestimi i serbëve është bërë me procedurën ligjore.

“A po bën thirrje BE-ja për mosndëshkim për ata që sulmuan NATO-n? Policia ka prova të qarta se personi i arrestuar sot ka marrë pjesë në sulmin kundër NATO-s më 29 maj. Arrestimi është bërë në bazë të nenit 71 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, kështu që nuk ka asgjë të paligjshme.”- thotë Gërvalla.

Edhe Kurti e ka hedhur poshtë deklaratën e Borrell i cili i konsideroi arrestimet të paligjshëm, duke thënë se është bërë sipas ligjit të shtetit demokratik të Kosovës.

Kujtojmë se dje Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë marshuar në Mitrovicën e Jugut, një stërvitje rutinë e regjimentit të III I planifikuar çdo vit. Kjo stërvitje duket sikur nxiti edhe reagimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, gjenerali Millan Mojsilloviç, i cili i kërkoi KFOR, që të ndërmarrë masa urgjente për të mbrojtur popullatën serbe në Kosovë.

Nisur nga kjo situatë, erdhi një reagim nga shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, i cili në një postim në twitter tha se është ia alarmuar nga arrestimet e paligjshme të serbëve në veri të Kosovës, si edhe nga marshimi i Forcave të Sigurisë në Mitrovicën e Jugut, të cilat më pas sipas tij janë ndjekur edhe nga retorika e rëndë e Serbisë.

Pavarësisht takimeve që zhvilluan në Bruksel vetëm një ditë më parë, Borrell tha se situata në veri po bëhet edhe më e rrezikshme dhe se nuk do ta tolerojnë një gjë të tillë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit