-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prapaskenat dhe pamjet e arrestimit të Gjicit, gruaja në shtëpi

Kryesoret

Ish-kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici u arrestua për korrupsion pasiv, bazuar në hetimet e kryera pas publikimit të një video ku ai shfaqej duke kryer marrdhënie seksuale me një grua dhe më pas duke u kërkuar vartësve të kujdeseshin për të kaluar në këshill një projekt të kërkuar prej saj për menaxhimin e qenve të rrugës.

Policia ekzekutoi të shtunën masën e sigurisë “arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici. Ai sonte ndodhet në drejtorinë e policisë Tiranë.

Arrestimi u bë bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK pas hetimit të rrethanave të konstatuara në një videoregjistrim që qarkulloi në internet, në të cilën Gjici shfaqej duke kryer marrdhënie seksuale me një grua, në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit.

Megjithatë, duket se akuza e ngritur nga SPAK ka të bëjë me të tjera episode të konstatuara nga verifikimet paraprake.

Sipas koordinatores për marrdhënien me publikun pranë SPAK, Xhulieta Krasta, ndalimi është kryer për veprën penale “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal që përcakton dënimin me burgim nga katër deti në dymbëdhjetë vjet, shkruan BIRN.

Gruaja 40-vjeçe me inicialet A.K. do të qëndrojë në arrest shtëpie. Kryetari i Bashkisë së Kukësit i rizgjedhur më 14 maj, Safet Gjici dha dorëheqjen më 16 qershor pasi në internet qarkulloi video e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me 40-vjeçaren.

Video që është filmuar në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit dhe u shpërnda gjerësisht në rrjete sociale, mban datën 6 qershor 2023.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit