-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tualet i ri, mure, tavane dhe 177 milionë! Vlora Hyseni kthen “përmbys” SHISH-in

Kryesoret

Mes kontestimeve nga opozita, Presidenti Bajram Begaj në datë 3 Prill iu bind Edi Ramës dhe dekretoi Vlora Hysenin në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit. Ish-zëvendës drejtoresha e Agjencisë së Sigurisë së Kosovës dhe më pas këshilltare për sigurinë e kryeministrit Edi Rama, sapo mori postin e ri nisi punën brenda SHISH-it duke filluar nga ambientet. Pesë tendera.

“5Pyetjet.al” publikon dokumentet e tenderave që pas ardhjes së Hysenit në krye të institucionit të sigurisë në vend.  Në fillim të muajit maj u hap tenderi i parë për hidroizolimin e tarracës dhe përmirësimin e rrjetit higjeno sanitar në Shërbimin Informativ të Shtetit. 70 milionë lekë. Punimet në preventiv sipas dokumenteve janë të shumta.

Më pak fjalë gjithçka është kthyer “përmbys”. Heqje pllakash, dyersh, WC-së, dushit, etj. Gjithashtu tavani i ri me gips. Lyerje, patinim, lustër… Gjithçka e re me shefen e re.

Pas rregullimit të ambienteve erdhi vera dhe bashkë me të vapa. Duhen kondicionerë të rinj. Shefja e re vendos që të blihen dhe instalohen kondicionerë të rinj për kompletim dhe zëvendësimin e të vjetërve. 15 milionë lekë janë vendosur në dispozicion për ajrin e kondicionuar.

Tani vjen radha te makinat. Blerje gomash dhe pjesë këmbimi. 80 milionë lekë për dy tenderat e institucionit të shërbimit sekret.

Dhe në fund 13 milionë lekë për goma, lapsa, stilolapsa, dosje, letër dhe materiale të tjera kancelarie. Në total janë 177 milionë lekë pa TVSH që janë shpenzuar me ardhjen e shefes së re në krye të SHISH-it.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit