Pamjet që shihni tregojnë grabitjen e pikës së këmbimit valutor në zonën e Astirit, ku një person i maskuar dhe i armatosur vjedh një shumë të madhe parash.
Grabitje me armë te “Astiri” në Tiranë, merren një shumë e madhe parash
Siç shihet nga video e siguruar të fiksuara nga kamerat e sigurisë, autori sapo gjen derën e Exchange hapur, hyn me shpejtësi brenda ku ishin dy punonjëse dhe pasi i kërcënon ato dhe shtyn njërën prej tyre, merr disa para dhe i fsheh në trup.
Grabitja me armë e Exchange/ Reagon policia: Autori mori 30 mijë euro dhe iku me biçikletë!
Ndërkohë, duke i kërcënuar me armë, ai kontrollon sirtarët për të tjera para, ndërsa një prej vajzave ulet përtokë e tmerruar. Pasi merr paratë, autori, që është veshur me kostum të zi dhe në fytyrë mban një maskë anti-covidi, largohet me shpejtësi nga vendngjarja.