-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grabitja me armë e Exchange/ Reagon policia: Autori mori 30 mijë euro dhe iku me biçikletë!

Kryesoret

Policia e Tiranës ka reaguar pas grabitjes së ndodhur në një Exchange në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Policia shkruan se një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si armë zjarri, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, ka marrë një shumë parash dhe më pas është larguar me një biçikletë.

Blutë e kryeqytetit theksojnë se hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grabitje me armë te “Astiri” në Tiranë, merren një shumë e madhe parash

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.06.2023, rreth orës 08:25, në rrugën “Tom Plezha” në Unazë të Re, një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si armë zjarri, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një biçikletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit