Ndërkohë që Mercenarët Wanger po përparojnë gjithnjë e më shumë drejt Moskës, Putin ka rritur masat e sigurisë.
Tashmë oficerë të policisë me jelekë antiplumb dhe mitralozë janë parë pranë hyrjes së autostradës kryesore që lidh Moskën me Voronezh dhe Rostov-on-Don, shkruan gazeta britanike Guardian.
Kryebashkiaku i Moskës ka urdhëruar që e hëna të mos jetë ditë pune ndërkohë që janë evakuar qendrat tregtare dhe muzetë.
Edhe rajonet në kufi me Moskën kanë kufizuar qarkullimin ndërkohë që kolona ushtarake e mercenarëve të drejtuar nga Yevgeny Prygozhin janë 400 km larg Moskës.
“Lufta civile ka filluar zyrtarisht”, shkruhej sot paradite në një mesazh të publikuar në një prej profileve Telegram të Wagner, grupi mercenar i drejtuar nga Yevgeny Prygozhin. Po kështu një video e publikuar në Telegram tregon kolonën ushtarake të njerëzve të Wanger në Voronezh, 500 km larg Moskës e cila tashmë është e rrethuar dhe po përgatitet për sulmin.