-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë dihet për financimin e MEK-ut?

Kryesoret

Se kush qëndron prapa financimit të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), mbetet një enigmë.

Kampi i rreth 3.000 pjesëtarëve të kësaj organizate në Kamëz të Shqipërisë shtrihet në një territor prej 38 – 40 hektarësh, ku janë të ndërtuara rreth 127 objekte.

Për dislokimin e tyre në kampin Ashraf 3, kishte kontribuar SHBA-ja, që kishte dhënë 20 milionë dollarë për agjencinë e refugjatëve të OKB-së për ta ndihmuar shpërnguljen në Shqipëri.

Por, pas një aksioni të Policisë së Shqipërisë në këtë kamp mbi dyshimet se pjesëtarë të saj kanë kryer veprat penale “provokim i luftës” dhe “sulme kibernetike”, Departamenti amerikan i Shtetit theksoi se SHBA-ja nuk e financon këtë organizatë.

Financuesit e kësaj organizate nuk dihen publikisht, pasi që MEK-u nuk ofron të dhëna zyrtare. Megjithatë, financimi i saj ka qenë disa herë pikë diskutimi në media botërore.

Në një artikull të publikuar në vitin 2018 gazeta britanike The Guardian shkruan se organizata MEK është financuar nga ish-udhëheqësi i Irakut, Saddam Hussien, “për pjesën më të madhe të jetës së saj në azil”.

MEK-u u shpërngul në Irak më 1986, pasi u ndalua aktiviteti i saj në Iran më 1981. Këshilli për Marrëdhënie të Huaja, me seli në Nju Jork të SHBA-së, shkruan se Hussein kishte qenë financuesi kryesor i MEK-ut deri para pushtimit amerikan të Irakut më 2003./REL

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit