Një incident është raportuar në Delvinë ku mësohet se disa persona kanë dhunuar drejtorin e “Delvina gaz” i cili prej 3 ditësh ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës.
Sipas raportimeve të BallkanWeb autorët kanë goditur drejtorin e “Delvina gaz”, Kristo Dhima me levë në kokë ku për pasojë ka marrë 7 të qepura dhe ndodhet prej 3 ditësh në spital.
Autorët Bledi dhe Enis Ali, Miri Bajrami, Ender Meleqi u shoqëruan në polici por më pas u lanë të lirë.
Ndërkohë kjo ngjarje e rëndë është mbajtur e fshehtë nga policia, por burimet për BallkanWeb bëjnë të ditur se Dhima është goditur me leve në kokë nga 5 personat me qëllim për ta vrarë.
Incidenti i rëndë nisi si një provokim, fillimisht për xhamin e pasqyrës dhe përfundoi në dhunë e tentative vrasjeje.
Bledi Ali është hoxhë dhe duke menduar se është person me influence e mbështetje, merr përsipër sulmin me leve, ndërkohë që krimi është kryer nga Miri Bajrami.
Shefi i komisariatit me urdhër të shefave të lartë të policisë shoqëroi hoxhën dhe të birin, por i liroi për 30 min. duke e klasifikuar ngjarjen si sherr ordiner.
Ngjarja ka ndodhur të enjten (22 qershor) dhe akoma dhe sot policia nuk ka një njoftim zyrtar.
Dhima mësohet se është në rrezik për jetën për shkak se ka njolle gjaku brenda kafkës dhe ende mjeket nuk japin garanci.