Pas aksidentit të rëndë të regjistruar pasditen e sotme në Korçë ku mbeti i vdekur një polic ka ardhur edhe reagimi i policisë.
Sipas njoftimit ngjarja e rëndë u regjistruar ditën e sotme rreth orës 14:50, në aksin rrugor Korçë-Bilisht pranë kryqëzimit të fshatit Neviçisht në Korçë.
Mësohet se kamion tip “Scania” është përplasur me makinën e policit tip “Opel”.
63-vjeçari me inicialet I. D ishte punonjës policie pranë Stacionit të Policisë Kufitare Goricë dhe po kthehej nga shërbimi në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
Nga ana tjetër drejtuesi i kamionit është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.