Keisi Medini është një nga vajzat që do marrë pjesë në Kepin e Vipa-ve. E gjatë këtyre ditëve është zbuluar se aty ka pasur dhe puthje, e mesa duket Keisi ka puthur dikë. Po si do reagojë babi Sabi?
Ky i fundit, ishte i ftuar ditën e sotme në “E diell” në rubrikën “Hëna apo Dielli”, ku u vu para një loje, ku duhet të telefononte të bijën Keisin.
Sfida ishte se duhet t’i shprehte të bijës një thashethem që kishte dëgjuar për të, se ndërsa kishte qenë më xhirime për “Kepin e VIP-ave”, kjo e fundit kishte puthur dikë.
Por ky thashethem duket se qenka i vërtetë dhe Sabiani e mëson live në emision.
Pjesë nga biseda:
Sabiani: Ça po bëni?
Keisi: Tani po regjistrojmë
Sabiani: E di ça mora vesh? Me kë ishe puthur atje?
Keisi: Aaa është ajo, xhirimi i parë që kemi bërë, me Ronaldon
Sabiani: Me kë ishe puthur, qenke puthur tamam ti?
Keisi: Jo mo babi, ka qenë gallatë, më kapi kështu te loja
Sabiani: Aaa me Ronaldon? S’ka gjë…Me Ronin puthuni prapë