-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënohet me vdekje politikani serb në veri, tërhiqet nga politika dhe “zhduket”

Kryesoret

Lideri i “Lëvizjes për mbrojtjen e Kosovës”, Nebojsha Joviç është tërhequr nga politika pasi është kërcënuar me vdekje.

Ai së bashku me familjen e tij ka disa ditë që nuk janë parë më në vendin e tij të lindjes, në veri të Mitrovicës, ndërsa për vendndodhjen e tyre nuk di askush.

Burime të KosovaPress-it bënë të ditur se më 14 qershor në orët e vona të natës, 6 persona të armatosur dhe me maska, kanë hyrë me forcë në banesën e Nebojsha Joviç-it që ndodhet në rrugën “Knjaz Milos” në veri të Mitrovicës, që dyshohet se synim kanë pasur vrasjen e tij, mirëpo përveç bashkëshortes dhe dy fëmijëve, ai nuk është gjetur aty.

Sipas këtyre burimeve, atij edhe në të kaluarën i është tërhequr vërejtja disa herë që ta ndërpresë aktivitetin e tij politik, por që ai nuk është ndalur.

“Ky tipi nga Kopaoniku (Millan Radoicic v. j.) i ka dërguar njerëzit e tij nga Serbia për ta likuiduar Joviq-in, por nuk e kanë gjetur në banesë. Bashkëshorten dhe dy fëmijët ia kanë maltretuar dhe ju kanë thënë se sapo ta gjejnë do t’ia mbyllin gojën përgjithmonë. Ai dhe familja e tij tashmë janë larguar dhe e kanë braktisur Kosovën. Askush nuk e di se ku ndodhen’, bënë të ditur burime të sigurta të KosovaPress-it.

KosovaPress-i ka provuar për disa ditë me radhë të kontaktojë me Nebojsha Joviq, por pa sukses, ndërsa telefoni i tij vazhdimisht nuk ka qasje.

Madje, ai nuk ka qasje as në rrjetet sociale, në të cilat ka qenë shumë aktiv, por që me gjasë i ka mbyllur të gjitha.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Veton Elshani bëri të ditur se policia nuk është në dijeni për rastin./KosovaPress

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit