Zbardhen detaje të reja nga plagosja në Vlorë. Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme. I plagosuri është Tonin Ramaj.
Fillimisht u raportua se mund të kishte ndërruar jetë, por fatmirësisht Ramaj ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë lagjes “Pavarësia”. Autori ka mundur që të arratiset pasi ka qëlluar. Ende nuk dihet identiteti.
Njëri nga dëshmitarët tregoi për mediat se dëgjoi tre të shtëna, por nuk e pa autorin.
Të shtënat me armë në lokal në Vlorë! Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes