Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja është dënuar me 6 muaj burg që do të konvertohet në një vit shërbim prove. Ai akuzohet për fshehje të pasurisë.
Shkalla e parë e vettingut e konfirmoi në detyrë. Por Kolegji i Posaçëm e rrëzoi duke e nxjerrë nga sistemi për shkak të një pasurie që nuk justifikonte.
SPAK nisi hetimet për fshehje të pasurisë dhe sot gjykata e dënoi.