-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dëshmia tronditëse e gruas që humbi burrin dhe djalin në nëndetësen “Titan”

Kryesoret

Christine Dawood, gruaja e biznesmenit pakistnez dhe nëna e djalit që humbi jetën në “Titan” ka zhvilluar një intervistë me BBC ku ka rrëfyer momentet pas zhdukjes së nëndetëses.

Gjatë intervistës Dawood u shpreh se ajo ndodhej me vajzën e saj Alina në bordin e anijes mëmë të ”Titan” kur ajo humbi papritur komunikimin me bashkëshortin dhe djalin.

“Me të vërtetë më mungojnë shumë”, tha Dawood.

Mes emocionesh ajo tha se fillimisht u përpoq të qëndronte optimiste, por çdo gjurmë shprese u zhduk kur kishin kaluar 96 orë nga humbja e nëndetëses.

Christine zbuloi se plani fillestar ishte të shkonte me burrin e saj për të parë mbetjet e “Titanik” me nëndetësen OceanGate, por ai udhëtim u anulua për shkak të pandemisë.

“Pastaj unë u tërhoqa dhe e lashë Sulemanin (djalin) të merrte pjesë, sepse ai e donte shumë atë. Ne të gjithë menduam se thjesht do t’i shihnim ato papritmas në sipërfaqe,” tha Christine.

Dje, u zhvillua ceremonia nderimi për dy babe dhe bir që humbën jetën në nëndetësen Titan, gjë që Christine thotë se e ka ndihmuar disi. Megjithatë me lot në sy në intervistën e saj, shprehet: “Më mungojnë ata. Më mungojnë vërtet shumë”.

E pyetur për fjalët e fundit që shkëmbeu me familjen e saj para se të humbisnin përgjithmonë në ujërat e akullta rreth ”Titanik”, ajo tha se “Ata thjesht u përqafuan dhe bënë shaka.

Kujtojmë se biznesmeni me origjinë pakistaneze  dhe djali i tij ishin 2 nga 5 personat të cilët udhëtonin në bordin e nëndetëses “Titan” që humbi gjurmët teksa ishte për të vizituar rrënojat e anijes ”Titanik” të fundosur tragjikisht në vitin 1912.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit