-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reagimi i parë i PD-së, Tabaku për lirimin e 3 policëve: Hap pozitiv

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar pas lirimit të 3 policëve të cilët ishin rrëmbyer nga serbët.

Sipas Tabakut mbajtja në burg e 3 policëve është jashtë çdo logjike por shtoi se lirimi i tyre është hap pozitiv.

“Lirimi i 3 policëve të Kosovës të mbajtur në burg jashtë çdo logjike ligjore është hap pozitiv.

Dialogu me mbikëqyrjen e partnerëve tanë strategjikë është rruga e vetme drejt normalizimit deri në njohjen e Kosovës nga Serbia. Ballkani ka nevojë të gjejmë gjuhën e dialogut dhe jo gjuhën e vjetër të konfliktit dhe luftës.

Rruga e përbashkët e Ballkanit Perëndimor është drejt BE. I detyrohemi kaq në respekt të së djeshmes dhe të ardhmes!” tha Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit