Kanë kaluar dy ditë, por autori i grabitjes së 30 mijë eurove në një pikë këmbimi valutor në zonën e “Astirit” në Tiranë ende nuk është arrestuar. Policia vendosi 5 mijë euro në dispozicion për cdo informacion që të çon tek autori.
Deri tani asnjë zhvillim. Pasi grabiti 30 mijë euro nën kërcënimin e armës, autori me një maskë anti-covid në fytyrë për të mos u identifikuar u largua me një biçikletë duke humbur gjurmët.
Pistat janë disa deri tani dhe nuk përjashtohet që dikush nga brenda të ketë “gisht”, pasi dera që duhet të ishte e mbyllur në momentin që autori hyri brenda ishte hapur.
Pista e re/ Kush ka “gisht” në grabitjen e 30 mijë Eurove te “Exchange” në Tiranë?