Një turist britanik, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ka humbur jetën gjatë një feste të zhvilluar në një lokal në zonën e Laganas të Zakynthos.
Ai u gjet i vdekur rreth orës 22:00 të së dielës. Sipas mediave greke, ishte një punonjëse e lokalit ajo që e gjeti të riun pa shenja jete.
Një ambulancë private ka mbërritur në lokal dhe e ka dërguar në spital 20-vjeçarin britanik, ku megjithatë është konstatuar i vdekur.
Trupi i turistit britanik është dërguar në Patra për autopsi.