Ditën e sotme në orën 09:30 do të dalin para gjykatës 3 policët e rrëmbyer në Kosovës.
Policët do të dalin para gjykatës së Kralevës në Serbi.
Ata u rrëmbyen më 14 qershor brenda territorit të Kosovës ndërsa pala serbe i mohon këto akuza ku janë shprehur se policët kanë qenë në territorin serb.
Tre policët janë vizituar nga familjarët e tyre të premten, derisa njërit prej tyre i janë siguruar edhe ilaçet.
Rrëmbimi i tyre solli shumë reagime si nga Kosova por edhe ndërkombëtarët të cilët kanë kërkuar lirimin e tyre të menjëhershëm.