Nga Dylber Balla
Tre policët e Kosovës Beqir Sefa, Mustafë Shemi dhe Rifat Zeka të arrestuar në 14 Qershor u liruan paraditen e sotme.
Në mesditë kaluan kufirin. Pasdite u pritën nga ministri i Brendshëm, Svelça më pas u drejtuan për në shtëpi duke u bashkuar me familjen.
Gëzimi në familje Sefa, ashtu si tek dy të tjerat është i madh. “5Pyetjet.al” kontaktoi djalin e Beqirit, i cili gjithashtu është efektiv policie si i ati. Valdoni u shpreh se babai u rikthye në shtëpi.
“Baba është mirë dhe është me ne” tha Sefa për “5Pyetjet.al”. Pavarësisht lirimit Serbia po i heton në gjendje të lirë për veprat penale prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasës.