-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia i liroi/ Djali i policit flet për “5Pyetjet.al”: Babai erdhi në shtëpi

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Tre policët e Kosovës Beqir Sefa, Mustafë Shemi dhe Rifat Zeka të arrestuar në 14 Qershor u liruan paraditen e sotme.

Në mesditë kaluan kufirin. Pasdite u pritën nga ministri i Brendshëm, Svelça më pas u drejtuan për në shtëpi duke u bashkuar me familjen.

Gëzimi në familje Sefa, ashtu si tek dy të tjerat është i madh. “5Pyetjet.al” kontaktoi djalin e Beqirit, i cili gjithashtu është efektiv policie si i ati. Valdoni u shpreh se babai u rikthye në shtëpi.

Baba është mirë dhe është me ne” tha Sefa për “5Pyetjet.al”. Pavarësisht lirimit Serbia po i heton në gjendje të lirë për veprat penale prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit