-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Bledar Bejko

Kryesoret

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 26 qershor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Bledar Bejko. Kryesuesja e trupës, Albana Shtylla lexoi në mënyrë të përmbledhur, konkluzionet e arritura nga shumica e Kolegjit që vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për Bejkon dhe largimin e këtij të fundit nga sistemi i drejtësisë.

Prokurori Bledar Bejko u konfirmua në detyrë më 26 maj 2022 nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtar Olsi Komicin. Ai iu nënshtrua dy seancave dëgjimore, me pyetje kryesisht mbi pasurinë dhe profesionalizmin. Por, vendimi i Komisionit u gjet prej Komisioneres Nino i pambështetur në vlerësim të drejtë të fakteve, provave dhe legjislacionit për vetingun e magjistratëve, e cila e ankimoi në Kolegj.

Shkaqet e ankimit u ngritën mbi burimet e një apartamenti; të dhënat lidhur me hetimin e një çështje nga subjekti që u trajtua në kriterin e figurës; si dhe disa çështjeve të tjera profesionale. Ndërkohë, Kolegji vendosi të trajtojë edhe disa denoncime nga publiku, të depozituara pas konfirmimit të subjektit.

KPA ka vlerësuar në mënyrë të përgjithshme të tre kriteret e rivlerësimit dhe bazuar në konkluzionet e arritura konkludon se subjekti gjendet në kushtet e e parashikuara në nenin 61, pika 5 e ligjit për vetingun e magjistratëve, që ka të bëjë me cënimin e besimit të publikut tek drejtësia.

SHKRIMI I PLOTË NË Reporter.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit