Salianji ka ditë që i ngjet Ago Ymerit as ha as pi po vetëm shfryn. Shëndet i thonë -plaç jua rikthen. A u lodhe e pyesin – ç’të duhet ty ja vërtit!? Mire punët – sterrë e zift gjegjet?! Kudo nga kalon dëgjohet potere, zhurmë, zallamahi, tepsia kusia, kosha që vërtiten neper shkalle, mace që mjaullinë e qen që kuisin. Neper televizione del e tallet me Baben Lul siç e quan prej kohesh dhe tre mbeshtetesit e tij kryesor Urri, Durri e Furri. Ju thaftë goja. Vetem kur e pyesin për rezultatin e 29 Korrikut sikur merr trajtë njerëzore dhe thotë enigmë e madhe do jetë si rezultati ashtu dhe pjesëmarrja.
Ulsiu po punon mbi parathenien e “Librit të Këngeve” i lypi ndihmë Salianjit per ndonjë metaforë borxh dukshem i vrarë në fytyrë nga stresi. Shpirtkazma që njohim “mbytu aty” i kishte hungeruar ose kerkoi nga ato Kryezevendes Liderit Muli se ai shquhet në zeje të fjales e sidomos per retorike të zgjedhur.
I gjori Ulsi ka ditë që mbi tavolinen e tij të punes ka mbledhur disa manuale të teorisë së letersisë, teknikave të shkrimit dhe antologji parashtrimesh të zgjedhura. Shkruaj, prish e çirr faqet. Marazet s’kanë të sosur, dreq o punë, dreq o punë. Ndonjë ditë i vjen të dorezohet kur sheh që tre redaktoret Petro, Ismet Beqiri dhe Bujar Çela nuk gjejnë dakortesi. Petrua preferon vargun e bardhë e pak hermetik. Ismeti liriken popullore nde hije Mallakastre, ndersa Bujari atë me ritem që kendohet e kercehet si “Tomka me shoket e tij” kur gjermani u zu fushen e shoqeruar me lagie gurmazi.
Djersë të ftohta e mornica i pershkojnë kurmin. Ai e di që Babo do të jetë lexuesi i parë dhe ay shejtan të dokendis per punë tekstesh. Kjo është thike me dy presa edhe mundesi jete por edhe jetë në udhekryq. Me mirë syri se nami e ç’me duhej fama e poetit që befas me mbeshtolli i ka thëne vetes. Laerti modest por kembengules e kishte lidhur domixhanin e loteve me zinxhir per doren e majte si të ishte valixhe me kode berthamore.
Subotka, Kryetari i Parlamentit austriak erdhi që paraditë. E pritem me zonjën Etilde. Desh u poqem në diell si simitet në furrë. Zot na ruaj psheretiva ja u pervelova unë e nuk merzitet njeri po per Etilden shperthen vaj e gjamë tek mazhoranca. Toni nduk mjekrren, Majko i bie gjoksit me grushte si vajet në Kukes, Mimi di Puçini zaliset dhe trandet per dhe si një lis, Tao pikellohet per bën kurajo, i paudhi Etjen shtiret sikur. Edepsez i madh ai. Klosi ngurtesohet në heshtje si bilbilenjtet para litarit.
Kosta i Gramozit dhe Lindites ky zedhenes sihariqesh dhe myzhdesh ma bëri mendjen çorbë që të marr rrugen e Rinasit. Më punoi rreng. Shko tha se gjëra të mira na presin. Kryetarja ka bërë trigona se Subotka i ka qejf. Goja lëng ne. Kur erdhi puna për të ngrënë dreken epo tha ska vënd. Për të ngrënë beraqavers jemi me oreks si parti, hame vetë që të thajmë piten, opozites i lęmë protokollin e sikter. Harami. Nuk thonë kot druaji grekerit edhe kur të bëjnë dhurata. Do ankohem tek leberit që ta kthejnë në rrugen e perendisë.
Subotka mbajti një birinxhi fjalë. Edona Muzhaqi me bluzen e Holandes veshur mejtohet dhe gezohet kur shesh sesi Republikes së Babos i shtohen dashamiret. Çuçin e bezdis shumë vapa nuk u duk. S’ka faj: shqipot në zheg bëhen nervoz dhe çojnë doren në patllake bam aty e bam ketu ja heqin njëri-tjetrit. Ç’kusure kam unë kuturis me Ikonomin e cila e keshillon që të mos humbasë kurrë besimin tek rastesia, shiu, fresku dhe puhiza të cilat qetesojne mendje e xhanë. Olta rastesisht keqyr Gaz Bardhin dhe shikimi i perzhitet. i duket si dreq. Firauni do me marrë të keqen u degjua nën zë fraza. Jorida Tabaku krejt gri do me ç’do kusht të dalë nga kronika. Nuk dua më thotë më mirë një fund i tmerrshem se një vemendje pafund. i lutet Dhurata Çupi mos e bëj ketë, një sakrifice tjeter per ne siç gjithmonë i bën. Mos aman mos do e marrë Bana pjesen tënde dhe duket sikur ja bëjmë me sy rithemelimit. Aty sikur u trondit dhe premtoi që do ta rimendonte vendimin tragjik.
Në sallë nuk ishte as Tigrushi gjithnjë e më i humanizuar edhe pse shoket kur vjen bëjnë sikur nuk e shohin. Eh si behet njeriu i padukshem. Keshtu është kur ja thinji mjekrren Babos more shkanduj. Niko Nikoqiri e di mirë këte dhe ja thoshte gjithmone Ditmarit kur barisnin kodrat gjithçka bëj po Babos mos ja bëj shpirtin gropë. Margeriti i tha Evis Kushit “detyra e njerëzve të kultures është që të mbledhin dyshime ( pos Babos) dhe të jo të korrin qartesi”!
Shpirti letrar i Klevis Xhoxhit triumfoi mbi rrethanat kur ai u lexoi kolegeve vargjet e dites.
“Humbi Qeveria në të thella
Ne Kuvend nuk është Bela
Pa Belushen sot e mot
Kjo salle duket si pa zot”
Pasthirrma me doli vetë.
“O Klevis o djale i mbare
Qenke kriptokengetar”.
Subotka flet Çyrbja mban shenime per tu thelluar në standarte demokratike. Habi e Eni Zakesh e shoqeron si re e ze prej se ciles pritet shi. Frida po kaq madje as Rektorin e Akademise se barinjeve me kaq patos se kishte ndjekur. Subotka në dalje nga salla, u ndal tek Tao per të rikujtuar kohet e vjetra kur piqeshin si xhananer me ndonjë puro dhe konjak nga ai që nuk pihet veresie. Moteve andej nga Viena, ku qanin hallet e Europes së trazuar nga paudhesite piqeshin. Modestia i shkelqeu Taos si krem mbi fytyre.
/ Analizë satirike