Ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi ishte e pranishme sot në konstituimin e këshillit bashkiak të Himarës, ku kryetari i zgjedhur Fredi Beleri mungoi në ceremoninë e betimit për shkak se është arrestuar për blerje votash. Ambasadorja e quajti ceremoninë një goditje të madhe të shtetit të së drejtës dhe regres që Shqipëria ka bërë në fushën e shtetit të së drejtës.
Fredi Beleri në burg/ Dule: Rezistencë, do i shkojmë deri në fund
“Mungesa e zotit Beleri sot në mbledhjen e parë të konstituimit, përbën një goditje të madhe të shtetit të së drejtës. Do të ishte regres i madh që Shqipëria në fushën e shtetit të së drejtës, që të humbasë të drejtën e kryerjes së detyrave të tij një kryetar bashkie, zgjedhur në mënyrë demokratike, ndaj të cilit nuk ka akuza, apo dhe nuk është dënuar. BE është komunitet parimesh që duhet t’i zbatojë çdo vend që do të bëhet anëtar i tij”, tha ambasadorja.