Trupi i gjetur në një mal në Kaliforni është identifikuar dhe sipas autoriteteve të San Bernardino është aktori britanik Julian Sands, gjurmët e të cilit kishin humbur në janar gjatë një shëtitjeje.
Në një deklaratë të lëshuar të martën nga Departamenti i Sherifit të Qarkut San Bernardino, tha se procesi i identifikimit për trupin e gjetur në malin Baldy më 24 qershor 2023 është përfunduar dhe është identifikuar si Julian Sands.
Ndërkohë që janë në pritje të rezultateve të mëtejshme të testeve për rrethanat e vdekjes.
Trupi u gjet të shtunën në mëngjes pranë malit Baldy dhe u dërgua në zyrën e ekzaminuesit mjekësor për ekzaminim, sipas një deklarate të lëshuar nga Zyra e Sherifit të Qarkut San Bernardino.
65-vjeçari një entuziastë dhe alpinist, u zhduk më 13 janar ndërsa po ecte pranë malit Baldy, në lindje të Los Anxhelosit. Në këtë zonë të veçantë, gjatë dimrit kishin ndodhur disa stuhi të forta bore.
Sands ishte shfaqur në dhjetëra filma në film dhe televizion. Ai gjithashtu është shfaqur në shumë shfaqje televizive të suksesshme si Elementary, Dexter dhe Smallville.